“De jure”, Partizani ishte pa një trajner në një kohë kur Skënder Gegës i kishte skaduar kontrata, por asnjëherë, asnjë nga palët, nuk e kishte vendosur në dyshim të ardhmen. Ashtu siç pritej, Skënder Gega firmos zyrtarisht rinovimin e kontratës me klubin e Partizanit deri në vitin 2020.

Ishte thjesht një procedurë formale por tashmë bëhet zyrtare pak orë përpara rifillimit të sezonit. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi i Partizanit njoftoi arritjen e marrëveshjes me teknikun 55-vjeçar i cili mori drejtimin e “demave” gjatë aventurës së tyre në Europë.

Në dy fazat e para, Gega arriti të mbajë Partizanin në krye të klasifikimit duke u shpallur dhe “Kampion Dimri”. Ky konfirmim i Gegës vjen pikërisht në një moment ku dukej se mes trajnerit dhe drejtuesve të klubit të kuq ishte krijuar një pakënaqësi, ku shkaku ishte mos plotësimi i kërkesa të trajnerit në këtë merkato dimri.

Partizani Skender Gega
Partizani Skender Gega

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb