Ivan Gvozdenoviç zyrtarisht nuk është trajner i Skënderbeut. Vetë klubi korçar ka njoftuar përmes një deklarate në rrjetet sociale, që vjen pas humbjes 1 me 0 në Laç.

Njoftimi i Skënderbeut:

“Faleminderit Ivan Gvozdenovic! Ivan Gvozdenovic ka mbyllur bashkëpunimin me ekipin e Skënderbeut.

Trajneri është përshendetur me stafin dhe lojtarët. Skënderbeu e falenderon trajnerin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe bashkepunimi”, shkruhet nga klubi bardhekuq.

46-vjeçari ishte dhe trajneri më jetëgjatë te një klub i Superiores. Kjo pasi drejtimin e Skënderbeut e mori prej 26 nëntorit të vitit 2022 duke plotësuar dy vite.

Asokohe u ul në stolin e Skënderbeut që ndodhej në Kategorinë e Parë, për ta kthyer në Superiore. Një objektiv që u arrit, ndërsa korçarët shkuan dhe në “Final Four” gjatë sezonit të kaluar.

Ndërkohë ky edicion rezulton tërësisht zhgënjyes te bardhekuqtë. Skënderbeu ndodhet në vendin e parafundit me pikë të barabarta sa Bylisi i vendit të fundit në 15 javë të luajtura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb