Paulo Estrela ka firmosur me Skënderbeun. Klubi korçar ka bërë të ditur lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Mesfushori do të jetë pjesë e kësaj skuadre për 2.5 vite, ndërsa ka luajtur më parë për FC Porto dhe Portimonense SC në Superligën Portugeze.
Postimi:
Paulo Estrela zyrtarisht bardhekuq!
Mesfushori portugez ka arritur marrëveshjen për 2.5 vite me klubin dhe është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut.
25 vjeçari me një të kaluar tek FC Porto dhe Portimonense SC në Superligën Portugeze, ka kryer paraditen e sotme testet mjekësore dhe është bashkuar me grupin në seancën stërvitore.
(J.S/BalkanWeb)