Shpëtim Duro nuk është më trajner i Suharekës. Klubi nga Suhareka ka ndarë rrugët me teknikun e njohur, teksa lajmi është dhënë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Duro drejtoi ekipin e Superligës së Kosovës për 7 ndeshje, me skuadrën që mori një mesatare prej 1.86 pikësh për ndeshje. Suhareka renditet në vendin e gjashtë me 13 pikë.
“Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin Shpetim Duro. Ndihemi te lumtur për bashkëpunimin dhe shumë mirenjohës për punën e bërë deri më tani ku ishte kënaqësi që në rradhët tona kishim një njeri si Shpetim Duro.
Ju urojmë shumë suksese në vazhdim e gjithë kryesia, staffi dhe futbollistët të jemi falenderues për gjithqka” – shkruan Suhareka.
(J.S/BalkanWeb)