Një tjetër futbollist kuqezi do të vijojë karrierën në Turqi. Superliga turke ka qenë “strehëza” për shumë futbollistë të ekipi kombëtar, ku së fundmi Sokol Cikalleshi pas gati një dekade u largua nga klubi i tij Konyaspor.

Bëhet fjalë për Taulant Seferin,  cili ka firmosur me skuadrën e Bodrum në Superligën turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur kontratë të vlefshme për 3 vitet e ardhshme.

Kujtojmë se skuadra që ka shitur kartonin e Seferit është Vorskla Poltava. Te ukrainasit Seferi u transferua pikërisht nga Tirana për shifrën e 500 mijë eurove.

Më tej Seferi spikati dhe me Baniyas në huazim. Vlen për t’u theksuar se aventura në Superligën turke do të jetë e para për të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: