Wojciech Szczesny thotë mjaft. Portieri i njohur ka vendosur që të largohet nga futbolli i luajtur. 34 vjeçari ka dhënë lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Szczesny, mbahet mend për faktin se ka luajtur për Juventusin dhe Arsenalin. Ai numëron 272 ndeshje në Serie A, ndërsa 132 të tilla në Premier League.

“Megjithëse trupi im ndihet ende gati për sfida, zemra ime nuk është më aty. Ndjej se tani është koha t’i kushtoj gjithë vëmendjen familjes sime, gruas time të mrekullueshme Marina dhe dy fëmijëve tanë të bukur Liam dhe Noelia. Prandaj kam vendosur të tërhiqem nga futbolli profesionist. Fundi i një udhëtimi është një kohë për reflektim dhe mirënjohje. Ka shumë njerëz që do të më duhej t’i falënderoj, por do të përpiqem ta bëj këtë personalisht me secilin prej tyre”, ka shkruar polaku.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb