Renato Arapi merr më në fund dritën jeshile nga Federata Turke për t’iu bashkuar Teutës për pjesën e mbetur të sezonit.
De fakto, Arapi ishte pjesë e ekipit durrsak teksa është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës por tashmë mund të aktivizohet. Pas Frashrit dhe Bushiç, Arapi është transferimi i tretë i Teutës në këtë merkato dimri.
Bledi Shkëmbi e konsideron afrimin e Arapit një goditje të rëndësishme duke blinduar në këtë mënyrë repartin difensiv. Arapi do të jetë në dispozicion të Teutës duke nisur nga sfida kundër Tiranës, e vlefshme për javën e 20.
(BalkanWeb)