Te Tirana janë aktivë në merkato. Skuadra bardh e blu nën drejtimin e teknikut Shkëmbi dhe stafit teknik ka nisur shpejtë nga puna për kompletimin e skuadrës në prag edhe të ndeshjeve kualifikuese të Conference League.

Pas Aldi Gjumsit, mbrojtësit bullgar, Arhan Isuf, radhën e ka Fatmir Prengaj. Ky i fundit mbulon rolin e sulmuesit të majtë dhe është vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Bledi Shëkmbi me Tiranën që pret të startojë aventurën europiane në turin e parë kualifikues të Conference League.
Prengaj, është aktivizuar më herët me Laçin, Erzenin dhe Vorën. Tashmë, 23-vjeçari përgatitet të nisë edhe aventurën e tij më të rëndësishme deri në këtë pikë të karrierës teksa do të synojë konfirmimin në elitë me fanellën e 26-herë Kampionëve të Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: