Gledi Mici është lojtari më i ri i Tiranës. Klubi bardheblu ka zyrtarizuar marrëveshjen, me një postim në rrjetet sociale. Anësori i majtë, Mici ka luajtur më parë për disa skuadra shqiptare si Flamurtari, Kukësi, Skënderbeu dhe Kamza.
32-vjeçari ka mbajtur veshur së fundmi fanellën e Prishtinës. Tirana ka përforcuar deri më tani grupin me afrimin e Kaina Nunes, Gentian Selmani, Liridon Latifi dhe Albi Doka.
(BalkanWeb)