Kanë marrë fund thashethemet sa i takon stolit të Tiranës, me klubin bardheblu që ka konfirmuar pak çaste më parë besimin ndaj trajnerit Ardian Mema.

Pinjolli i familjes Mema do të vijojë detyrën si trajner i 24 herë kampionëve, duke i dhënë kështu fund hamendësimeve për një rokadë të mundshme në timonin e kryeqytetasve.

Mema e mori drejtimin e Tiranës pas shkarkimit të Ze Marias dhe mes shumë peripecive, arriti të sigurojë mbijetesën dhe vendin e dytë në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku u mposht nga Kukësi. Mema ka nisur punën për organikën e re, teksa shumë shpejt pritet të vishen bardheblu Kale, Torrasa dhe Batha.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: