Mats Hummels është lojtari më i ri i Romës. Ka qenë klubi kryeqytetas, që ka zyrtarizuar firmën e mbrojtësit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Hummels është qendërmbrojtës me përvojë të madhe ndërkombëtare. Ai numëron mbi 600 paraqitje në të gjitha garat, kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, lojtari ka zhvilluar 78 ndeshje me kombëtaren” – shkruan Roma. Hummels vjen te kjo skuadër, pasi mbylli aventurën te Dortmund.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb