Vetëm pak ditë më parë, mbrojtësi Faton Xhemaili zyrtarizoi largimin nga klubi i Kukësit, ndërsa sot ka firmosur me ekipin e tij të ri, ku siç dihej do të jetë Skënderbeu.

Anësori i majtë, ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me korçarët, e cila e mban lidhur për plot 3 vite me “ujqërit e dëborës”.

20-vjeçari Xhemaili u transferua te verilindorët në janar të vitit 2019, por luajti vetëm 7 takime në Superiore, për një total prej 181 minutash, duke mos bindur drejtuesit e Kukësit.

NJOFTIMI I SKËNDERBEUT

Prej sot, Faton Dzemaili është zyrtarisht futbollist i KF Skënderbeu.

Klubi ka konkretizuar sot marrëveshjen me 20-vjeçarin i cili ka nënshkruar kontratën që e lidh me KF Skënderbeu për 3 vitet e ardhshme.

Faton Xhemaili luan në krahun e majtë të mbrojtjes ndërkohë që vitin e kaluar është aktivizuar me ekipin e Fk Kukësi në Kategorinë Superiore.

———————

PASHAPORTA:

Datëlindja: Nov, 15 1998 (20)

Kombësia: Albania

Gjatësia: 1,83 m

Pozicioni: Mbrojtës i majtë

Vlefshmëria e kontratës: 30.06.2021 (3 vite)

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: