Tani është zyrtare. UEFA ka hapur një hetim disiplinor ndaj Cristiano Ronaldo, pas gjestit të tij në ndeshjen Juventus-Atletico Madrid në Ligën e Kampioneve. Sulmuesi portugez akuzohet për “sjellje të papërshtatëshme” të parashikuar në nenin 15-të të Kodit Disiplinor të qeverisë europiane të futbollit. Nëse CR7 shpallet fajtor, atëherë dënimet variojnë nga gjobë në skualifikim me një ndeshje.

Sya190313ron Nstfield Image Socialmedia.var 1552441376
Sya190313ron Nstfield Image Socialmedia.var 1552441376

Kjo do të thotë, se Cristiano Ronaldo mund të humbasë sfidën e parë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, që Juventus do të luajë kundër Ajax. Çështja do të diskutohet në datën 21 mars, ndërsa Komisioni Disiplinës dhe Etikës në UEFA duhet të përcaktojë nëse gjesti i sulmuesit portugez është provokator, apo thjesht një shpërthim emocional ashtu siç u cilësua veprimi i Diego Pablo Simeones, i cili u ndëshkua me vetëm 20 mijë euro gjobë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: