Giacomo Vrioni është bashkuar me CF Montreal, klub që luan në MLS. Sulmuesi shqiptar u largua nga New England Revolution, për t’u transferuar kështu në një skuadër tjetër amerikane.

26-vjeçari gjatë karrierës ka luajtur për skuadra të ndryshme, ku mund të përmendim përvojën në ekipe italiane si Juventus, Cittadella dhe Pistoiese.
Vrioni është gati për të luajtur për Montreal, me sezonin e ri futbollistik të MLS që nis në shkurt.

“Ne jemi gati për të mirëpritur Giacomo. Bëhet fjalë për një sulmues të talentuar, i cili njihet për aftësinë e tij të finalizimit dhe për efektivitetin para portës, si në MLS ashtu edhe në Evropë,” tha presidenti dhe CEO i CF Montréal, Gabriel Gervais.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb