Xhani De Biasi është nuk është më trajner i skuadrës së Deportivo Alavesh. Klubi spanjoll nëpërmjet një postimi ka lajmëruar se ka ndërprerë kontratën me teknikun italian për shkak të rezultateve të dobëta të arritura.

Alaves renditet e fundit në “La Liga” me 6 pikë dhe pavarësisht se të gjitha janë të grumbulluara me ish-teknikun e përfaqësueses shqiptare drejtuesit spanjoll e kanë parë të arsyeshme të ndërpresin kontratën.

Drejtimin e skuadrës do ta marrë përkohësisht Javier Cabello. Klubi spanjoll në fund falënderon teknikun italian për bashkëpunimin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: