Pas disa javësh përgënjështrimesh tashmë vjen zyrtarizimi i transferimit të Zlatan Ibrahimovic tek Manchester United.

Zyrtarizimin e ka deklaruar vetë bomberi suedez ku ka publikuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram” foton e stemës së “Djajve të kuq” duke shkruar: “Ka ardhur momenti për t’iu bërë me dije vendimin tim. Destinacioni i ardhshëm do të jetë Manchester United, jam duke ardhur”.

Suedezi do të firmosë për një sezon dhe rroga e tij parashikohet të jetë 1Mln € në muaj.

Ibra ndërkohë është gati të jetë përkrah Jose Mourinhos, pasi të dy kanë punuar edhe tek Inter në sezonin 2008/2009.

Ibrahimovic ndërkohë pas eksperiencave në Suedi, Holandë, Itali, Spanjë dhe Francë zbarkon kështu edhe në Premier League-n Angleze për një sfidë të re në karrierën e tij. Edhe pse tashmë një 35-vjeçar “uria” për të fituar mbetet e njëjta.

Time to let the world know. My next destination is @manchesterunited #iamcoming

A photo posted by IAmZlatan (@iamzlatanibrahimovic) on

(b.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb