Krahina gjermane Hessen, qendër bankare dhe e fuqive financiare, nuk dëshiron më që azilkërkuesit nga Kosova dhe Shqipëria të shpërndahen nëpër komuna.

Nga kjo krahinë kërkohet që procedurat për këta emigrantë të përshpejtohen dhe njerëzit sa më shpejt të kthehen në shtëpitë e tyre.

Këtë nëpërmes një deklarate e ka kërkuar ministri i Çështjeve Sociale të Hessenit, Stefan Gritner, nga radhët e Unionit Kristian Demokrat të kancelares, Angela Merkel, e cila u gjend në kritikat e opozitës në këtë krahinë kryesisht nga radhët e liberalëve, transmeton “Kosova Press” njoftimin e mediave gjermane.

Gritner theksoi se një numër i madh i azilkërkuesve nga Kosova dhe Shqipëria kanë rënduar situatën dhe se Hesen për shkak të pozicionit të tij gjeografik ka marrë një numër të madh të azilkërkuesve.

Që nga janari deri në prill rreth 60 mijë emigrantë nga Kosova dhe Shqipëria kanë shkuar në Gjermani.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb