SHBA- Kreu i CIA-s  ka i ka transmetuar informacionin presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump se zyrtarë të Kremlinit pretendojnë të kenë material komprometuese në lidhje me jetën e tij personale. Këtu përfshihet edhe “pretendimet e veprimeve poshtëruese seksuale në një hotel në Moskë”.


Dosja, është një koleksion i shkresave me shkrim, gjatë një periudhe prej 5 vitesh.


CNN njoftoi të martën se një përmbledhje prej dy faqesh e raportit iu dha presidentit Barack Obama dhe atij të zgjedhur Donald Trump. Në vitin 2013 Trump ka qenë në Moskë së bashku me “Mis Universin”.


auto_3C08CC7E00000578-4107738-image-a-20_14840929880621484096302-848x478

Një dokument prej dy faqesh  me këto informacione, i është dorëzuar zotit Trump të premten e javës së kaluar, gjatë takimit që ai pati me zyrtarët amerikanë të shërbimeve të zbulimit, ku ai u informua lidhur me dyshimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane, sipas shtypit amerikan, që i referohet burimeve të paidentifikuara, por me njohuri nga informacioni që iu dha presidentit të zgjedhur.

I njejti informacion, i ishte dhënë Presidentit Barack Obama një ditë më parë, të enjten e kaluar.

Ndërsa, reagimi i Trump ishte i ashpër. Në Twitter Trump ka shkruar: “ Lajm jo i vërtetë, Një përndjekje politike!”.

 

 

(BalkanWeb)

Etiketa: