Orët e fundit, zyrtarët e Odesës kanë thënë se qyteti jugor është goditur nga sulmet me raketa.
Rusët kishin nisur sulmet në qytetin port nga Deti i Zi, raportuan zyrtarët ukrainas.
“Si rezultat… objektet e infrastrukturës në rajonin e Odesa u prekën,” shkruajtën zyrtarët e qytetit në Telegram.
Kujtojmë se ushtria ruse nisi sulmin në Ukrainë më 24 shkurt.
(BalkanWeb)