Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka pritur sot në një takim Sekretarin e Shtetit të Gjermanisë Christian Lange.

Gjatë fjalës së tij Lange pohoi se në Bunderstagun gjerman po lobohet për një ‘Po’ për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. Mes të tjerash sekretari i shtetit gjerman pohoi se ishte i impresionuar nga reforma në drejtësi, ndërsa shtoi se suksesi konfirmohet edhe nga ndërkombëtarët.

“Lobojmë në Bundestag për PO Shqipërisë. Jam i impresionuar nga reforma në drejtësi. Ndërkombëtarët konfirmojnë suksesin e reformave”, tha Christian Lange. Kujtojmë se më 18 tetor KE do të japë vendimin për vendin tonë, nëse do të çelen apo jo negociatat për anëtarësimin në BE.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: