Për Brukselin zyrtar vetëm përmbushja e reformave dhe kritereve të përcaktuara do t’i hapin Shqipërisë dritën jeshile për nisjen e negociatave për anëtarësim verën e ardhshme. Drejtori për Negociatat dhe Anëtarësim në Komisionin Europian Christian Danielsson, ka evidentuar zbatimin e reformës në drejtësi dhe luftën kundër krimit e korrupsionit, si hapa të cilat vlerësohet kyçe në proces.


“Është koha që Shqipëria të marrë vendime strategjike, që do të kenë impakt në gatishëmrinë e saj për negociatat me BE. E di që janë marrë disa vendime, por të tjera duhet të pasojnë. Presim që proceset reformuese, që janë të nevojshme të ecin përpara. Rëndësi ka zbatimi i refromës në gjyqësor dhe procesi i vettingut. Po aq rëndësi ka edhe ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë. Po ashtu duhen rezultate edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” -tha Danielsson


Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se tashmë procesi i vlerësimit mbi përafrimin e legjislacionit shqiptar më atë të BE-së ka nisur me kapitullin 23, që përqenrohet tek zbatimi i së drejtës dhe shtetit ligjor. Zyrtari i lartë është takuar me kryeministrin Edi Rama, me të cilin diskutoi mbi ecurinë e procesit të afrimit të vendit me BE dhe përmbushjen e kritereve të vendosura nga Brukseli.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb