NJU JORK- ISIS-i ka konfirmuar se Britania e Madhe do të jetë objektivi i ardhshëm i sulmeve të grupit xhihadits, njoftoi rrjeti televiziv amerikan, CNN, duke cituar një zyrtar të lartë europian të antiterrorizmit.

Sipas burimeve të shërbimeve sekrete amerikane dhe evropiane, të cituara nga CNN-i, anëtarë të ISIS-it në Siri dhe Irak kanë për qëllim të sulmojnë Britaninë e Madhe, pasi u është bërë thirrje për t’u rikthyer në ishull për të goditur.

Sidoqoftë, nuk dihet ende shkalla e kërcënimit nga ana e grupit militant xhihadist.

Të njëjtat burime thonë se gjurmët për të gjetur terroristin e tetë të sulmeve të Parisit, Salah Abdeslam janë zbehur. Agjencitë europiane të sigurisë nuk kanë asnjë gjurmë të Abdeslam që kur ai u largua nga një mik në lagjen belge të Schaerbeek më 14 nëntor.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb