Një zyrtar i lartë i qeverisë izraelite tha se Irani u përpoq të vriste kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, shkruajnë mediat e huaja.

Kanali 12 izraelit publikoi një lajm duke cituar një zyrtar të lartë të qeverisë izraelite të ketë thënë se “Irani u përpoq të vriste Netanyahun”.

Ndërkaq, gazeta Yediot Ahronot raportoi se shtëpia e Netanyahut është dëmtuar dhe se agjencia e inteligjencës së brendshme izraelite Shin Bet është në gatishmëri rreth të gjithë zyrtarëve qeveritarë.

Ndryshe, një dron i nisur nga Libani goditi zonën ku ndodhet rezidenca e kryeministrit Benjamin Netanyahu në qytetin e Cezaresë në veri të Izraelit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: