PRISHTINE- Një zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë një kërcënim publik drejtuar koalicionit LDK-AKR-AL. Kështu, Mentor Merovci nga Vushtrria, aktivist i Vetëvendosjes, në një shkrim në rrjetin social ‘Facebook’ ka kërcënuar publikisht LDK-në se nëse këta të fundit bëjnë koalicion me PAN-in.

Madje në postimin e tij ai shkon shumë më thellë. Përmend djegien me benzinë për së gjalli të të gjithë atyre që janë pjesë e LDK-së e të cilët mund të bëhen pjesë e PAN-it.

“Nëse LAA, apo dikush nga ta, i bashkëngjitet PAN-it duhet me i bo gati shishet me nga 0.5 l benzinë e me i kall për së gjalli”, shkruan zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: