TURQI 

 Një zyrtar i lartë turk beson se trupi i Jamal Khashoggi u tret me acid pasi u copetua.

“Ky është i vetmi përfundim llogjik,”-shtoi këshilltari presidencial, Yasin Aktay. “Ata që vranë gazetarin saudit në Stamboll shkatërruan trupin e tij që të mos linin asnjë gjurmë prapa.”

Asnjë provë mjeko-ligjore nuk është siguruar për të provuar se trupi i Jamal është tretur.

“Arsyeja pse kanë coptuar trupin e Khashoggi  ishte që të shpërndanin eshtrat e tij më lehtë,”-tha  Aktay për gazetën Hurriyet Daily. “Dhe ne shohim se jo vetëm e coptuan trupin por edhe e tretën.”

Pretendimet erdhën pasi e fejuara e Khashoggi, Hatice Cengiz, u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të sillnin autorët para drejtësisë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: