Flamurtari ndan rrugët me trajnerin Agostinelli. Lajmi është bërë publik nga klubi i Kategorisë së Parë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Zyrtare ! Andrea Agostinelli nuk do të jetë më trajner i Flamurtari Football Club.

Flamurtari F.C dhe tranjeri  kane shkëputur bashkëpunimin me marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Andrea Agostinelli dhe stafin per punen e perkushtuar deri tani.”, shkruan ekipi vlonjat.

Flamurtari u mund këtë të mërkurë nga Pogradeci me shifrat 2-1. Aktualisht ekipi renditet në vendin e dytë.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb