Trajneri i njohur, Willy Sagnol dhe Federata e Futbollit të Gjeorgjisë kanë njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit mes tyre, dy ndeshje para fundit të rrugëtimit në Nations League. Francezi Sagnol do të qëndrojë në krye të kësaj përfaqësuesje, të paktën deri në vitin 2028.
Ai drejton kombëtaren e Gjeorgjisë që nga shkurti i vitit 2021 dhe një arritje e madhe mund të konsiderohet kalimi deri në 1/16 të Euro 2024.
Me Sagnol si trajner, Gjeorgjia ka luajtur 42 ndeshje, ka fituar 20, ka humbur 16, sakaq 6 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Vlen të theksojmë se kjo kombëtare është në një grup me Shqipërinë në Nations League.
(J.S/BalkanWeb)