Ergys Kaçe është lojtari më i ri i Volos NPS. Klubi grek ka njoftuar arritjen e marrëveshjes, me futbollistin shqiptar që mezi po pret debutimin.
Kaçe dështoi te FK Panevezys në Lituani, pasi luajti vetëm 6 ndeshje, ku shënoi edhe një gol. Greqia mbetet një mundësi e mirë për lojtarin shqiptar, pasi ka luajtur më parë në këtë vend për PAOK, Panathinaikos apo edhe Larisa. “Kaçe, i cili ka kaluar ekzaminimet e nevojshme mjekësore ka firmosur sot kontratën e re me Volosin dhe do të integrohet menjëherë me ekipin” – Shkruan klubi.
(BalkanWeb)