Southampton ka emëruar zyrtarisht Ivan Jurić si trajnerin e tyre të ri pas shkarkimit të Russell Martin. “Shenjtorët”, të cilët kanë siguruar vetëm pesë pikë në 16 ndeshje, shpresojnë se kanë bërë zgjedhjen e duhur, për të shpëtuar sezonin.
49-vjeçari nga Spliti, Juric mbërrin në Angli pas një periudhe të vështirë me AS Roma.

Tekniku nënshkroi një kontratë 18-mujore (deri në verën e vitit 2026), teksa do të debutojë në fund të muajit.

“Jam shumë i lumtur. Kjo është një sfidë e madhe, por jam optimist sepse kam ndjekur Southampton dhe kam parë që ata mund të luajnë shumë më mirë. Është e rëndësishme për mua të lidhem shpejt me tifozët. Unë dua të shoh një ekip agresiv”, tha Jurić.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Southampton FC (@southamptonfc)


(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb